Për Kristi Popën, të jesh baba është edhe pak vuajtje

Mar 20, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE


Pas përfundimit të show-t “Dancing with the stars”, kantautori Kristi Popa i rikthehet jetës së tij jashtë ekranit. Dhe ja ku e shohim në rolin e babait të përkushtuar të djalit të tij të vetëm, nga martesa me Mozën. Paparaci ynë e ka fotografuar artistin duke shëtitur djalin me karrocë në rrugët e Tiranës, tani që të gjithë kohën e lirë e ka për të. Kristi u rikthye në ekranin e “Vizion Plus” në një sfidë kërcimi, pas vitesh mungesë si këngëtar. Ai arriti të kapte finalen, por gjithashtu u dallua nga të tjerët për sensin e humorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura