“Për 500 euro e kthej dhe unë ***”, gjykata lë në burg 45-vjeçarin që çonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Sep 14, 2018 | 11:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.

“Për 500 euro e kthej dhe unë ***”, arrestohet kreu i shoqatës që çonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Arrestohet Shpëtim Çekrezi, pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit: Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, njoftoi Policia e Tiranës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Policia e Shtetit falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media si dhe i fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që konstatojnë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura