Pensionisti që vrau shqiptarin, në zgjedhje si kandidat i Berluskonit

Nov 27, 2015 | 15:01
SHPËRNDAJE

Francesco Sicignano, pensionisti i Vaprio d’Adda që pak kohë më parë vrau shqiptarin Gjergji Gjoni, për të cilin tha se kishte hyrë për ta grabitur ka vendosur t’i futet politikes.

pensionistiMediat italiane raporojnë se ai do të kandidojë si këshilltar komunal në listat e Forza Italia, e Berkuskonit për zgjedhjet e ardhshme administrative.

Lajmin është dhënë sot gjatë një konference për shtyp, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe vetë pensionisti.

”Nuk duam të jemi një parti e far west – shpjegoi koordinatori i Forza Italia, Fabio Altitonante – por ne duam siguri për gjithë qytetarët tanë, edhe në shtëpitë e tyre, të ndërtuara më shumë vite sakrificë. Siguria dhe liria për të jetuar në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar nga dhuna dhe të qenit të dhunuar. Francesco Sicignano i prezanton pikërisht këto vlera” ka thënë ai.

Vetë pensionisti ka thënë pse pranoi propozimin për të kandiduar.

“E vlerësoj shumë Silvio Berlusconin, që pas gjithë atyre që ka kaluar vendosi të rrijë në politikë sepse e ka për zemër të mirën e vendit. Besoj se Italia duhet të drejtohet si një ndërmarrje. Gjithë jetën kam votuar Msi, po në fund zgjodha Forza Italia. Punojnë dhe duhet të mbrojmë pronat tona, kjo nuk do të thotë që të gjithë të kenë armë, por ata që dinë t’i përdorin. Në Itali nuk ka siguri, duhet të bëhet diçka menjëherë, i bën apel ministrit Alfano dhe i them të forcojë kontrollet, pasi këtu të gjithë hyjnë pa kontroll” –tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura