PE miraton rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse, Basha: Do vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës! Krenar që mbart flamurin shqiptar

Apr 16, 2024 | 17:49
SHPËRNDAJE

Asambleja e Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Një propozim ky i bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha.

basha1

Basha një videomesazh tha se “është krenar që kjo rezolutë mbart flamurin shqiptar”.

Po ashtu Basha tha se është miratuar edhe rekomandimi që Këshilli i Europës të ngrejë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse.

“Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, thuhet në videomesazhin e Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura