PD: Në dy vite qeverisje, më shumë minatorë të vdekur sesa në dy dekada

Aug 5, 2015 | 14:49
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar kushtet ne te cilat ndodhen minierat e vendit, qe po marrin jeten e njerezve te cilet punojne ne to. Duke marre shkas nga vdekja e djeshjme e nje tekniku ne minieren e Hasit dhe plagosjen e 4 punonjësve të tjerë, PD ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Maxhun Aliajt.

“Jemi pranë familjeve të viktimës dhe të lënduarve në këtë ditë të vështirë por duam gjithashtu të denoncojmë faktin se kushtet në minierat tona janë përkeqësuar dhe qeveria ka braktisur minatorët.

Alban  Zeneli
Alban Zeneli

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm një javë pas humbjes së jetës së një tjetër minatori në Bulqizë. Partia Demokratike denoncon lënien e minatorëve në mëshirë të fatit pa minimumin e kushteve të sigurisë.

Pas dy vitesh qeverisje të Edi Ramës kemi sot numrin më të madh të minatorëve që kanë humbur jetën apo janë plagosur në kushtet e vështira të punës së nëntokës në dy dekada të marra sëbashku. Edi Rama mashtroi minatorët për kushte më të mira pune dhe për paga më të mira. Ai premtoi shumë për minatorët dhe doli se thjesht i shfrytëzoi ata për fushatë, për të ardhur në pushtet, më pas u ktheu kurrizin. Mashtroi minatorët, siç ka mashtruar shumicën e shqiptarëve për taksat, punësimin, shëndetësinë e çdo aspekt të jetës”,- theksoi Alban Zeneli ne reagimin e tij nga selia e PD-se.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura