“PD dhe demokratët nuk i vendos përpara vetes“/ Kryedemokrati Basha tregon çfarë i ka thënë Berisha: Përjashtimi nga grupi parlamentar u bë për të mos përçarë partinë

Nov 25, 2021 | 21:40
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, ka qenë zgjidhja në një kohë që është kërkuar largimi i tij nga Parlamenti dhe partia.

lulzimbasha

I ftuar në emisionin “Open“, Basha ka zbuluar një bisedë me ish-kryeministrin Berisha pas shpalljes së tij non-grata. Sipas kryedemokratit, Berisha i ka thënë se përpara vetes nuk e vendos PD-në dhe as demokratët.

“Guxoj të them, pa ju larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia“ – tha Basha.

Pavarësisht akuzave dhe kundërakuzave mes Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kryedemokrati e ka cilësuar një ditë dramatike vendimin që mori për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Kryedemokrati deklaroi se vendimin për përjashtimin e Berishës e ka parë si një zgjidhje për të mos përçarë Partinë Demokratike.

“Ndryshe nga Berisha unë nuk kam shkelur dhe as nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta të cilat kanë qenë për shqiptarët, duke i parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur edhe në dritëhijet, dëmet dhe problemet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes sonë, por mos të shohim të djeshmen me sytë e interesit të sotëm. Më 9 shtator unë mora një vendim bazuar në statutin e miratuar në kohën që Berisha ishte. Mund t’ju them sot që ka qenë një ditë dramatike për demokratët dhe për mua personalisht. Një marrëdhënie 16-vjeçare qoftë si kreu i PD,  qoftë si bashkëpunëtor me të, askush tjetër nuk ka bashkëpunuar më afër nga të gjithë demokratët dhe për të këtë arsye. Kjo u bë që të shmangte koston e demokratëve” – tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura