Dëmtimi i bustit të Skënderbeut të Gjenevë, Kryetari i Bashkisë dënon aktin: Ngjarja po hetohet, nuk përjashtohet skenari me sfond nacionalist

Apr 29, 2024 | 14:16
SHPËRNDAJE

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano, ka reaguar për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë, i cili ndodhet buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB.

img_8295-528x396

Sipas gazetës zvicerane në shqip  ‘Le Canton27.ch’, ambasada e ka dënuar ashpër dhe kërkon nga autoritetet te zbardhet rasti dhe te dënohen autoret e kësaj vepre te pahijshme.

“Në mbrëmjen e së premtes së kaluar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, çfarë të bën të mendosh se në Zvicër ka njerëz që shqetësohen prej atij busti e prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik. Kryetari i Bashkisë së Gjenevës ka reaguar sakaq, duke shfaqur kështu ndjeshmërinë e vet ndaj provokimeve që synojnë të nxisin tensione mes grupeve e pakicave etnike në qytetin e tij, dhe ky është një sinjal i mirë që u dërgohet shqiptarëve të fyer prej këtij gjesti…”– thuhet nder tjera ne reagimin e ambasadorit shqiptar Mustafa Nano në Bernë..

Ne vazhdim të këtij njoftimi thuhet se “policia ka filluar hetimet, dhe ne duhet të presim përfundimin e këtyre hetimeve, me shpresën se akti në fjalë është thjesht një vandalizëm urban, sidoqë është vështirë ta heqësh mendjen prej skenarëve të tjera me sfond nacionalist e antishqiptar. Lëri të tjerat, por akti është i përsëritur. Nëse është ky rasti, atëherë është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin në Zvicër, vendin e bashkëjetesës në diversitet par excellence. Është për ardhur keq gjithashtu që ka njerëz, të cilët nuk kanë ardhur në Zvicër për të nxënë e përfituar prej modelit të saj, por për të shpalosur e nxitur paragjykime, mllefe e animozitete, me të cilat janë mbrujtur në vendin e tyre të origjinës”.

“Ambasada e Shqipërisë e dënon aktin në fjalë jo thjesht se ai ka synuar të lëndojë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe se e sheh këtë si një akt jomiqësor ndaj Zvicrës, që me modelin e vet rreket të përcjellë mesazhin e harmonisë, e jo të përplasjes, ndëretnike. Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve me banim në Zvicër të kenë besim te puna e autoriteteve zvicerane për ta zbardhur e ndriçuar ngjarjen”, thuhet ne reagimin e  ambasadorit shqiptar Nano në Bernë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura