“Pati provokime nga Vjosa Osmani. Ja si u përgjigja”, Kryeministrja e Serbisë flet pas Samitit të sotëm

Jun 17, 2021 | 18:21
SHPËRNDAJE

Pas takimit në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Turqi, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç i konsideroi si provokuese deklaratat e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

brnabic

Bërnabiç tha se fjalimi i Osmanit në këtë takim flet për mungesën e mirësjelljes politike të përfaqësuesve të Kosovës, raporton Tanjug.

“Pati provokime dhe unë u përgjigja shkurtimisht, sepse nga respekti për mikpritësit, nuk doja të hyja në ndonjë diskutim me të”, u tha Bërnabiç gazetarëve.

“Unë nuk kam dashur të merrem me këtë. Me atë fjalim. Ajo foli më së miri për veten e saj dhe mirësjelljen e tyre politike, domethënë për mungesën e saj”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha se Osmani nuk votoi kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030. Sipas kryeministres serbe ajo thjesht shprehu rezerva, por lejoi që dokumentet të miratohen.

“Në çdo vend ku përmendet Kosova, nuk ishte vetëm me yll, por me shënim në fund të faqes”, tha Bërnabiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura