Pasuria marramendëse e fierakut, emër i njohur për Policinë. Dy ngjarjet e vitit 2014 dhe 2016 që kanë lidhje me të

Nov 4, 2019 | 12:17
SHPËRNDAJE

fier

Arjan Shanaj është shtetasi shqiptar, banues në Fier të cilit Policia e Shtetit i sekuestroi pasuri me vlerë të përllogaritur 12 milionë euro. Policia e Shtetit bën me dije se ai i kishte vënë këto pasuri nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Mësohet se pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Sakaq, emri i tij nuk ishte i panjohur për Policinë shqiptare, pasi në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, Arjan Shanaj ishte arrestuar në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.

Po ashtu, më datë 18.07.2016 shtetasi Arjan Shanaj u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura