Pas videos erotike të Ballës që anuloi Top Story-n, Rama del te “Shqip”

Apr 25, 2015 | 14:03
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nuk do të anulojë intervistën e tij në Top Channel.

Edi Rama

Ai vetëm ka shtyrë daljen në publik nga e enjtja ku ishte parashikuar të fliste për Sokol Ballën në të hënën ku do të dalë përballë Rudina Xhungës.

“Te hënën shqip ne TCH me Rudina Xhungen per reformat e Rilindjes e sfidat e bashkive te reja drejt transformimit te metejshem te Shqiperise”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë vendosi të mos shkojë të enjten e kaluar në Top Story për shkak të videos erotike që i doli gazetarit Sokol Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura