Pas Shqipërisë, hakerat sulmojnë dhe Maqedoninë e Veriut

Sep 10, 2022 | 16:08
SHPËRNDAJE

Pas Shqipërisë, sulm kibernetik ka pësuar edhe Maqedonia e Veriut. Alsat raporton se faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vazhdon të mbetet jashtë funksionit pas sulmit të mbrëmshëm kibernetik.

Hakeri-780x470

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie qëndroi mesazhi “Sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çojnë në një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Nga Ministria e Arsimit thanë se nuk ka vend për t’u shqetësuar duke shtuar se asnjë bazë e të dhënash të qytetarëve nuk janë të vendosura në këtë faqe.

Kjo nuk është hera e parë që faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit përballet me sulme të tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura