Pas protestës, punonjësit e bashkisë në terren, Veliaj: Qyteti xixë sërish

May 25, 2019 | 23:14
SHPËRNDAJE

 

Pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë.

Por siç shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.

“Faleminderit kolegëve, qyteti xixë sërish. Tirana back to normal”, shkruan Veliaj në twitter.

5f22232b-de9d-499b-a81e-6d3e9fcb14bd 9ab8b2ec-ef18-4386-97d6-a1be95e2ba18 73de8ed8-c35c-444c-8871-6ad7be19adab

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura