Pas ‘përplasjes’ me Ibrahimajn, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat. Miratohet rritja e pagave për ministrat dhe deputetët

May 23, 2023 | 12:11
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot në unanimitet të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave, gjatë diskutimit për projektligjin për rritjen e pagave të administratës publike.

Pas përplasjes së deputetëve me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimajt ku u shprehën pakënaqësi lidhur me rrogën e tyre, sot u vendos dhe rritja e pagave.

Pjesë nga biseda:

Agron Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.

Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Agron Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?

Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Agron Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura