Pas Noizy-t, të rinjtë shqiptarë mësojnë edhe për Stresin në librat shkollorë (FOTO)

Oct 12, 2018 | 12:43
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë reperi Noizy publikoi në “Instastory” një fotografi të shkrepur nga një tekst shkollor ku ishte përmendur emri i tij. Në një ushtrim, u kërkohej nxënësve që të plotësonin vendet bosh.

noizy

Në të Noizy ishte përmendur si një prej reperëve më të njohur nga të rinjtë shqiptarë dhe gjithashtu ushtrimi ishte shoqëruar me foton e tij.

stresi

Ndërsa ditën e sotme ka qenë reperi Stresi që ka bërë një gjë të tillë. Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një foto ku tregon se edhe emri i tij ishte përmendur në tekstet shkolloe.

Mirëpo, pas përhapjes së këtij lajmi, Stresi nuk ka duruar dhe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto ku tregon se emri i tij gjithashtu përmendej në tekstet shkollore.

stresi

Reperi ka publikuar tekstin e një tregimi, ku emri i njërit prej personazheve protagonistë ishte Stresi. “I tregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazh Stresi. I lumtur”,  shkroi reperi krahas postimit të tij.

Nuk dihet se nga cili libër shkollor janë shkëputur këto pjesë që përmenden dy reperët e njohur.

Panorma Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura