Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson del me mesazhin e papritur: Ndihem si m*t

Aug 8, 2022 | 8:24
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Pete Davidson po flet përmes veshjes! Ish- ylli i Saturday Night Live u fotografua për herë të parë që kur u publikua lajmi se ai dhe Kim Kardashian u ndanë pas nëntë muajsh lidhje.

Ndërsa ishte në xhirimet e filmit Wizards! në Australi, Pete u pa me një kapele jeshile me titullin e filmit të shkruar në të, së bashku me një bluzë grafike që shfaq mesazhin e papritur, “Çfarë… Ndihem si m*t.”

Një ditë më parë, burime konfirmuan për E! Neës se Pete dhe Kim, të cilët u lidhën për herë të parë në tetor 2021 – i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të kësaj jave dhe vendosën të ishin thjesht miq.

Burimet treguan se ndërsa dyshja ka “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, ata zbuluan se dinamika e distancave të gjata dhe oraret e tyre kërkuese “e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.

Ndërsa Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në Wizards!,  Kim ka qenë e fokusuar te katër fëmijët e saj : North , Saint , Chicago dhe Psalm , me ish-bashkëshortin Kanye West. Vetëm disa javë para ndarjes së tyre, Pete dhe Kim  dukej se po ecnin shumë mirë, pavarësisht distancës. Më 11 korrik, themeluesja e SKIMS tregoi dashurinë e saj për komedianin në Instagram me një seri fotosh të lezetshme të çiftit.

Në të njëjtin postim, fansat panë gjithashtu një paraqitje të shkurtër të tatuazhit më të fundit të Pete për Kim : emrat “Jasmine” dhe “Aladdin” me një shenjë pafundësie (infinit). Ish-çifti luajti personazhet në një skeç në SNL  kur ajo drejtoi shfaqjen në tetor  dhe ishte gjatë këtij skeçi që ata ndanë puthjen e tyre të parë.

© Panorama.al

Te lidhura