Pas infektimit me Covid, Kreu i Kishës Ortodokse Serbe shtrohet në spital. Si paraqitet gjendja shëndetësore

Nov 5, 2020 | 8:34
SHPËRNDAJE

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus.

14AE8AD8-1869-4CD7-8F64-679C4DDB8C2C_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s

Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike./ Rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura