Pas dy ditësh bllokimi, sot rifillojnë fluturimet! Rikthehet normaliteti në Aeroportin e Rinasit

Apr 9, 2021 | 7:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme në orën 9:00 operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptarë do të kthehen në normalitet.

Njoftimin e ka bërë përmes një statusi në Facebook pas mesnatës, ndërkohë që e paralajmëroi edhe një ditë më parë gjatë një komunikimi për mediat.

Balluku tha se fillimisht do të nisnin fluturimet emergjente dhe më pas ato për pasagjerët.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u bllokuan për 48 orë për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror.

balluku

KONTROLLORET SHQIPTARE U ZEVENDESUNA ME TURQ

Kriza në aeroportin e Rinasit u zgjidh duke sjelle  disa kontrollorë turq të trafikut ajror, të cilët do të zëvendësojnë kontrollorët shqiptarë që pezulluan punën. Kjo bëri që në Rinas të ulej avioni i parë i “Air Albania”, i cili transportoi një sasi vaksinash.

Mësohet se kontrollorët turq kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Rinas, duke ardhur nga Podgorica. Por gjatë ditës së djeshme Ministria e Transportit nisi negociata me disa vende të Bashkimit Europian për zëvendësimin e kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri, të cilët kanë braktisur punën.

Ishte Komiteti i Emergjencave Civile që i hapi dritën e gjelbër zëvendësimit të kontrollorëve. Marrja e “OK”-it nga Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre. Mësohet se është marrë përgjigje pozitive nga disa vende partnere, ndërsa zgjidhja më e shpejtë është gjetur përmes kontrollorëve turq. Zëvendësimi i kontrollorëve pritet të zgjasë derisa të ketë një zgjidhje përfundimtare të situatës së krijuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura