Pas derbit Inter-Milan, edhe Juventusi hyn në garë për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Aug 10, 2022 | 23:14
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshti ka filluar të kthehet në një emër shumë të lakuar në këtë muaj të fundit të merkatos në Serinë A. Dhe tani bëhet fjalë për pretendentet kryesore për të firuar Serinë A që kërkojnë shërbimet e tij.

Gjimshiti

Në ditët e kaluara, Gjimshiti u përfol si një alternativë e mundshme fillimisht për prapavijën e Interit e pataj të Milanit, me dy skuadrat që po monitorojnë situatën në varësi të lëvizjeve që do të bëjnë në këto javë të fundit të merkatos. Por ndërkohë, emri i tij tashmë ka përfunduar edhe në radarët e Juventusit.

gjimshiti

Sipas “Calciomercatonews”, Gjimshiti mund të bëhet pjesë e një ”pakete shkëmbimi” me Atalantën. Juventusi po kërkon një sulmues dhe është gati të shkëmbejë Muriel të Atalantës me Ken, që nuk bind trajnerin Alegri. Pjesë e kësaj pakete mund të bëhet edhe Gjimshiti, për të barazuar vlerën e futbollistëve nga të dy anët. Sipas të njëjtit burim, futbollisti shqiptar do të ishte alternativa plotësuese e prapavijës që kërkon Alegri, për të qenë më i qetë në rast dëmtimesh apo pezullimesh të titullarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura