Pas deklaratave për video porno, Ajsi shpërthen kundër Bombajt: Nëse do doja luftë…

Apr 2, 2017 | 16:01
SHPËRNDAJE

Pas lajmeve të botuara ditën e djeshme lidhur me deklaratat e forta të Leonard Bombajt ku thotë se Ajsi Xhaxhajn e ka përjashtuar nga Sirea Film pasi u zbulua se ajo trafikohej dhe duke pohuar se historia e përdhunimit është një farsë, reagon për së dyti aktorja.

ajsi xhaxhaj

Përmes profilit të saj në rrjetet sociale, Ajsi nuk u mjaftua me reagimin e shkurtër ku thoshte: “Për sa kohë historia do te shkruhet nga gjuetarët, luanët nuk do të nderohen kurrë! Kujt i intereson…”, por ka shkruar nje status te gjate ku thekson se nuk do luftë, pasi tani ndodhet ne paqe me veten.

“Po nuk mi ndal dot rrezet e diellit ti,sado re te zeza te vendosesh! Une serisht do e shijoj ngrohtesine edhe pse shi do te derdhesh! Po sikur edhe vetetima te leshosh, une serisht do I pres duke pritur se sa te “forta” do te jene! Sado stuhi te leshosh,dielli serisht do te dale e ti mbetesh koha e keqe,ndersa une dita e mire!

Te pakten kur dale para pasqyres e di se kush jam me te mira dhe te keqija,ndersa ti ke nisur te besosh genjeshtrat e rrenjosura nder vite! Por sado fjale te bastarduara te thuash,asgje nuk e justifikon cfare eshte bere ndaj meje,sado helm te hedhesh asgje nuk te ben ty me te mire,sado vrere te nxjeresh asgje nuk me ben mua te bie ne ate nivel ku ti je tashme! :)

Asgje sdo me bej te reagoj,asgje sdo me bej te pastroj veten time sepse per mua ka rendesi te me besojne ata qe kam prane. Une nuk kam veshur asnje rrobe viktime,une kam veshur rroben e fitimtares! Kam veshur veshjen e nje kalorsi te dale nga nje lufte e gjate qe tashme sikur dhe bota te permbyset asgje nuk e tremb! Une nuk luftoj ne emer te vajzave te abuzuara te cilat kurre nuk folen nga frika se do te perballeshin me opinionin qe po perballem une sot! Une nuk luftoj per ti vendosur emrin vetes ViKTIME :) e ke kuptuar gabim!

Ajo cka une deklarova pak dite me pare tregoi se une ja kisha dale mbane me cfaredo qe mu be,dhe me cfaredo qe u tha.Ajo nuk quhet fillim lufte :) Vertet mendon se do te shfaqesha me aq pak municione (ne kete rast fjalet dhe provat),nese do te deshiroja lufte? Po jetoj e qete jeten qe kam deshiruar te jetoj gjithnje,ndaj TI bashke me ATA qe jane njesoj si TI jetoni jeten tuaj sebashku me te vertetat e errta qe ju kaplojne ne mesnate fill pasi nis erresira dhe thjesht me lini ne QETESI pa me NGACMUAR me tej….”, shkruan Ajsi.

Në një koment me poshtë me një mik në Facebook, dikush i thekson se “Zoti vonon por nuk harron…” dhe vajza në përgjigje shkruan, “Ja kam lenë Zotit në dorë…”.

ajsi status23

ajsi status2344

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura