Pas 30 vitesh, gruaja me thonjtë më të gjatë në botë që theu rekordin “Guiness” i pret ato!

Apr 8, 2021 | 23:41
SHPËRNDAJE

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë, tashmë mund t’i hapë dyert pa frikë, sepse i ka prerë ato!

thonjte (2)

Ayanna Williams nga Houston theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në 2017, kur ata ishin gati 19 metra të gjatë. Iu deshën më shumë se dy shishe manikyr dhe 20 orë për t’i rregulluar atëherë, raporton “CNN”.

Para se t’i priste gjatë fundjavës, ajo bëri një matje përfundimtare: 7 metra të gjatë. Për to u deshën tre deri në katër shishe manikyr.

thonjte (3)

Williams i preu thonjtë e saj për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990.

Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha“,- tha Williams, sipas “Guinness”. “Thonjtë e mi nuk më bëjnë mua, unë i bëj thonjtë e mi!”

Williams tha se tashmë planifikon t’i rrisë thonjtë e saj vetëm 15 cm, ndërsa thonjtë e prerë do të shfaqen në një muze në Orlando, Florida.

thonjte (1)

Deri më tani, Williams nuk ishte në gjendje të bënte disa aktivitete, të tilla si larja e enëve dhe vendosja e çarçafëve në shtrat. Ajo tha se qëllimi i saj i ri është të inkurajojë personin tjetër që synon të fitojë rekordin “Guiness” për thonjtë më të gjatë në botë.

Rekordi për thonjtë më të gjatë ndonjëherë në duart e një femre ende i përket Lee Redmond, e cila filloi t’i rrisë ato në 1979. Ata arritën një gjatësi prej 28 metrash, por Redmond i humbi në një aksident automobilistik në 2009.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura