Parashikoi katër skuadra në gjysmëfinale të Champions, të gjithë qeshin tani me mendimin e Zhoao Feliks

Apr 18, 2024 | 12:32
SHPËRNDAJE

Javën e kaluar, pak para fillimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Zhoao Feliks u intervistua në “Tot Costa” dhe bëri parashikimin e tij për raundin çerekfinal. Sulmuesi portugez i Barcelonës dha katër kualifikimet e tij për në gjysmëfinale dhe pasi kanë përfunduar ndeshjet e fundit, është koha për të zgjidhur parashikimin e tij. Ai nuk gjeti asnjë.

felix

“Unë mendoj se Siti, Arsenali, Atletiko dhe ne do të kalojmë”, tha Zhoao Feliks. Por Real Madridi, Bajern Mynih, Borusia Dortmund dhe PSG kanë përfunduar në gjysmëfinale. Katër skuadrat që sulmuesi portugez i konsideroi të eliminuara.

Ai nuk ishte i vetmi që gaboi. Sipas superkompjuterit OPTA, barazimi më i pabalancuar nga të gjitha ishte ai i Mancester City-Real Madrid. Anglezët kishin 60% shanse për të kaluar në gjysmëfinale, krahasuar me 40% të Real Madridit. Skuadra e Guardiolës ishte gjithashtu favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura