Paparaci në Kuvend/ Dule përqafon Daden, paradë mode kush është veshur më bukur

Feb 5, 2017 | 19:12
SHPËRNDAJE

Edhe këtë të diel Paparaci i “Panoramës” sjell fotot më pikante nga Kuvendi. Ne fokus eshte Arta Dade, e cila shihet se ka marredhenie te ngrohta me Vangjel Dulen, nderkohe qe kohet e fundit ka qene ne replika me Shpëtim Idrizin.

Ndërkohë, gratë e Kuvendit nuk i kanë shpëtuar “garës” me njëra-tjetrën se cila është veshur më bukur.

Vangjel Dule përqafon Arta Daden dhe “kafshon” Edi Ramën

Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka qenë shumë i ashpër në fjalimin e tij të mbajtur këtë të enjte në Parlament. Tashmë ai është pozicionuar si një zë i fuqishëm kundër qeverisë, paçka se zërat nga brenda politikës thonë se Rama dhe Dule janë miq, pavarësisht këtij momenti politik që mund të tejkalohet në një tjetër kontekst dhe në një tjetër situatë.

p1Gjithsesi, karakterin e tij të butë dhe të moderuar, Dule e tregon në oborrin e Parlamentit teksa përqafon Arta Daden dhe bën biseda miqësore dhe shaka me socialistët e tjerë, me ata që brenda në Parlament i akuzon për faje të mëdha.

Të gjithë në rresht për të uruar Tit Vasilin!

Të gjithë ata që e ndjekin politikën, besojmë se e kanë më- suar që këtë javë Kryeministri Edi Rama shkarkoi ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. LSI caktoi në vend të tij Petrit Vasilin. Këtë të enjte, Vasili shkoi në Parlament si ministër, edhe pse u dekretua nga Presidenti një ditë më pas.

Pavarësisht se ka një klimë jo shumë të mirë mes PS dhe LSI, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, e ka uruar me përqafime të ngrohta Vasilin, ashtu siç kanë bërë edhe kolegë të tjerë të majtë e të djathtë.
p3

Berisha i thotë Ahmetajt: “Futu në seancë që të dëgjosh çfarë do them!”

Siç dihet, ish-kryeministri Sali Berisha është një nga zërat opozitarë më të fortë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Nuk mund të mungojë asnjë të enjte fjalimi i tij, ku Berisha zbulon dhe denoncon afera nga më të ndryshmet, përveç atyre që denoncon çdo ditë në rrjete sociale.

Këtë të enjte, teksa po futej në sallë, Berisha rastisi afër ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili ishte afër derës ku do të hynte Doktori. Kështu, në pamundësi për ta evituar, Berisha ngre një gisht dhe i thotë Ahmetajt: “Futu në sallë që të dëgjosh ato që kam për të thënë për ty”. Përgjigjja e Ahmetajt është e paparë.

p4 Ai i kthen një buzëqeshje dhe bën shaka me ato që i thotë doktori, ndërkohë që ato fjalë mund të ishin fare mirë motive për të krijuar një situatë nervoze. Mbase shifrat të bëjnë të ftohtë dhe aspak emotiv, edhe kur përballesh me raste të tilla.

Fashion-Parlamenti, Mirela Kumbaro mahnitet nga Lindita Nikolla, Shalsi firmato

Jo rrallë, veshjet dhe stili që shfaqet në look-un e deputetëve tanë ka qenë objekt i paparacit gjatë seancave të së enjtes, ku herë pas here deputetë e ministra shihen në oborr duke biseduar me njëri-tjetrin, në momentet kur vijnë, kur ikin apo në pushime të ndryshme. Kësaj here, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, aq shumë e shigjetuar nga opozita për reformën në arsim, por një natyrë shumë e qetë, kishte bërë një ndryshim në veshje.

Nga pantallonat apo fundet klasike deri në gju, kësaj here zonja bionde simpatike kishte eksperimentuar me një look të ri, të paktën ne nuk e kishim parë me një stil të tillë në Parlament. Duket se veshja e së enjtes është pëlqyer shumë nga kolegia e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila pasi ka biseduar për pak minuta me të, edhe kur është larguar, nuk i ka rezistuar tundimit që ta shohë edhe nga pas zonjën Nikolla.

p5 Duhet thënë se Nikolla nuk kishte preferuar ngjyrat vjollcë të Rilindjes, por ngjyrat blu të Partisë Demokratike, por nuk diskutohet që ajo nuk e ka zgjedhur ngjyrën si simbol i demokratëve, por si një ngjyrë që ajo me siguri e ka të preferuarën e saj.p6 Mimoza Hajdarmataj sjell detajet e zonës së saj edhe në veshje

Edhe pse e re në Parlament, deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj, ka spikatur si një nga deputetet më me klas në ambientet e politikës. Ajo bie gjithmonë në sy për veshjet e zgjedhura me shije dhe që i rrinë mirë në trupin e një alpineje, sikurse ajo vetë pëlqen të cilësohet.

Ajo çka bie në sy nga kjo deputete, është një lloj lokalizmi, ku Mimoza çdo moment thekson vlerat, traditën, por dhe hallet e shumta të zonës së Tropojës. Ndërkohë edhe në veshjet e saj ka ndonjë motiv që të kujton ato kostumet e Veriut, aq të bukura dhe të vlerësuara nga të gjithë.

p7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura