“Pandemia është një mësim nga Zoti”- Këngëtarja e famshme bën apelin: Mos u frikësoni. Kur të mbarojë do jemi njerëz më të mirë

Mar 28, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

Dolly Parton shprehet se pandemia koronavirus është një mësim nga Zoti. Ikona e muzikës shpërnda mesazhin me anë të një videomesazhi të publikuar në internet.

Ajo qëndron pranë shkallëve të shtëpisë dhe fillon të këndojë: “Duke ngjitur shkallët në parajsë sepse ky virus na ka frikësuar të gjithëve.”

Ndërsa më pas shtoi: “Unë mendoj se Zoti është pas kësaj. Mendoj se po përpiqet të na mbajë në dritë që të shohim veten dhe njëri-tjetrin në përmes syve të dashurisë dhe shpresoj ta marrim atë mësim. Mendoj se kur e gjitha kjo të kalojë do jemi njerëz më të mirë.”

Parton shtoi se është pozitve pavarësisht negativitetit.

“Ruajeni besimin dhe mos u frikësoni. Do shkojë mirë, Zoti na do,”- këshilloi këngëtarja.

 

 


View this post on Instagram

Keep the faith ❤️

A post shared by Dolly Parton (@dollyparton) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura