Ç’po ndodh tek Infektivi/ Tjetër person shkon me barrelë, burri çon gruan e dyshuar me COVID-19: Nëse e ke, e kemi marrë të gjithë

Mar 16, 2020 | 14:55
SHPËRNDAJE

QSUT-2

UPDATE/ Një tjetër person i prekur nga COVID-19 është transportuar në ambientet e spitalit Infektiv, ku po trajtohen pacientët e tjerë. ‘News24’ raporton se ai është një burrë, i transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Infektivin e kthyer tashme ne karantine.

Gazetarja ka folur edhe për rastin e një gruaje që kishte mbërritur më herët me ambulancë në këtë spital, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj.

 

“Nëse e ke marrë, e kemi marrë të gjithë”, mësohet të jetë shprehur personi që shoqëronte gruan e dyshuar me COVID-19.

 

Pamjet/ Një tjetër i dyshuar me koronavirus mbërrin te Infektivi, ja momenti kur zbret nga ambulanca

spital-770x450

Një tjetër i dyshuar me COVID-19 ka mbërritur në QSUT, pranë spitalit të Infektivit.

Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” duket ambulanca që sapo ka mbërritur dhe më pas zbret një burrë me një çantë që pritet nga një infermiere.

Siç shihet personi i dyshuar për COVID-19 duket në gjendje të mirë./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura