PAMJET/ Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Milot. Makinat përplasen me njëra-tjetrën dhe më pas…

Apr 2, 2022 | 14:07
SHPËRNDAJE

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot mesditën e së shtunës, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

“Panorama” ka siguruar pamjet ku duken tre automjetet e aksidentuara.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Tre automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën e më pas njëra prej tyre ka goditur trafik-ndarësen e një karburanti që ndodhet në zonë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

aksident ne lezhe2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura