Sheikët fiksohen pas Rei Manajt, ofertat e tyre kalojnë shumat që kërkon Sivaspor për sulmuesin

May 2, 2024 | 22:50
SHPËRNDAJE

Rei Manaj do të përfundojë në një klub tjetër pas mbylljes së këtij sezoni në Turqi ku ka shkëlqyer me fanellën e Sivaspor. Klubet e mëdha turke janë vënë të gjitha në ndjekje të Manajt dhe drejtuesit e tij aktual i kanë vënë një çmim të lartë kartonit të lojtarit.

 

manaj1

Sivaspor kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin dhe kjo për momentin ka bërë që të hapen negociata me klube të ndryshme në Turqi. Por ka klube të tjera jashtë saj të cilat janë të gatshme që të shpenzojnë shifra të çmendura për golashënuesin shqiptar.

Sipas “Fotosport”., klube nga Arabia Saudite dhe Katari kanë bërë oferta më të larta se sa vlera e 10 milionë eurove që kërkon Sivaspor, me klubin e lojtarin që po marrinëën shqyrtim këto mundësi që janë shfaqur. Megjithatë, çdo vendim do të merret vetëm gjatë verës, kur të ketë një tablo të plotë të ofertave të klubeve të ndryshme për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura