“Paligjshmëria është vijuese”/ Avokati i “Erioni SHPK” për shembjen e “Prestige Resort”: Dosja për pezullimin e aksionit fjeti për 5 ditë në gjykatë! Drejtësi e vonuar

Dec 5, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Avokati i shoqërisë “Erioni SHPK”, Erion Kanxheri ka kritikuar gjykatën administrative të Durrësit për vonesën e shqyrtimit të çështjes së “Prestige Resort”.

erionkanxheri

Ai thotë se kërkesa për të pezulluar aksionin e IKMT-së qëndroi 5 ditë pa u shqyrtuar, deri në momentin kur hoteli u shkatërrua me70 kg tritol.

Kanxheri tha në emisionin “Open” se drejtësia e vonuar është e mohuar.

Erion Kanxheri: Dosja dhe kërkesa jonë pasi fjeti për 5 ditë në gjykatë pa u shqyrtuar, duke mos u trajtuar për urgjencën që kishte, ditën e 5 na njoftoi të paraqiteshim,. Seanca ishte sot, por resorti ishte shkatërruar tashmë me procedurë të përshpejtuar. Pasi gjykata nuk e trajtoi në kohë, sot nuk kishte ç’të shqyrtonte nuk kishte objekt. Kërkuam që të merrej një lloj mase për të parandaluar sjellje të tjera të paligjshme të IKMT, që mund të përsëritur.

Edhe këtë masë, edhe pse të bazuar gjykata nuk e mori. Jemi në kushtet që paligjshmëria është vijuese dhe gjykata nuk ishte në lartësinë e duhur e të vepronte në dobi të qytetarëve.

Një drejtësi e vonuar është e mohuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura