“Luftë për mish të njomë”- Rama për largimin e të rinjve: Shqiptarët nuk shihen më si problem nga Perëndimi, por si të preferuar sepse janë të bardhë

May 8, 2024 | 20:39
SHPËRNDAJE

Në një diskutim në Aachen, Gjermani, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me largimin e të rinjve shqiptarë, ku tha se nuk është vetëm problemi ynë, por i gjithë Europës së vjetër.

rama

Rama e cilësoi si ‘luftë për mish të njomë’ problemin me largimet, ndërsa tha se shqiptarët dhe të tjerët  nga Ballkani Perëndimor që dikur shiheshin si problem nga Gjermania e Perëndimi, sot janë të preferuar sepse janë të bardhë dhe nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten me kultura të ndryshme fetare.

“Unë nuk di si të jem diplomatik dhe duhet të them atë që mendoj. Problemi që unë shoh se Europa e vjetër, po vuan nga demografia që është një dënim për të gjithë ata, më pak fëmijë, nevojë për krah punë, një bela e madhe sesi të merren me migracionin.  Kështu që është shndërruar në luftë për mish të freskët. Si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk është koha që shqiptarët apo të tjerët nga BP shiheshin si problem. Ata janë më të preferuarit sepse janë të bardhë, sepse dhe kur janë myslimanë, nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten. Qofshin myslimanë apo krishterë nga BP janë europiane dhe vijnë aty. Si mundet ta ndalojmë këtë.

Përgjigja më e lehtë, duhet të luftoni korrupsionin, të rrisni pagat, më fal po si mund ta bëjmë të gjithë këtë? Si mund tu themi ‘ja ku e ke pagën, më mirë se në Gjermani’. Është thjesht e pamundur.

Kush mendon ndryshe, nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të. Kemi bërë përparim, jemi shkuar në një pagë mesatare në sektorin publik nga 450 euro në 900 euro.

Në sektorin privat po rriten për shkak të turizmit dhe mungesës së krahut të punës.

Është një problem i madh dhe Perëndimi nuk duhet të marrë shqiptarët, është shumë më e madhe sesa kaq.

Gjermanët na kanë një borxh të madh sepse emri Ballkan është vendosur nga një gjerman jo fort i mençur dhe duke parë malet gjithë kohës pyeste ku jemi. Dhe turku që e shoqëronte i thoshte ballkan, që do të thotë male dhe ai ia vendosi emrin Ballkan.

Kështu që kur të dëgjojnë Ballkanin dhe të mos ndihen mirë, gjermanët duhet të thonë ‘po, ne e bëmë të parët”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura