“Oferta e tyre është: Më jep votën t’ju jap lekë”- Rama: Ndoc Rrokun do marrin! Kush u shkon nga pas ngelet me gisht në gojë në mes të…

Apr 12, 2021 | 13:39
SHPËRNDAJE

Duke folur nga Belshi, kryeministri Edi Rama komentoi opozitën e cila sipas tij është provuar dy herë në pushtet dhe i ka lënë njerëzit rrugëve.

rama99

Kreu i PS-së tha se “oferta e tyre është më jep votën t’ju jap lekë”, ndërsa shtoi se kërkesat e banorëve janë rritur nga rruga te bërja e zonës turistike.

Të gjithë ata që janë në një moshë të caktuar, e mbajnë shumë mirë se ca i ndodh një populli, një shteti kur shkon pas berihajit. Kur harron se është puna që të jep suksesin. Kur shkon pas Sudes, Vehbiut, Xhaferrit, mbas atyre që thonë “më jep një të jap dy”, edhe në fund ngelen të gjithë me gisht në gojë në mes të flakës. Kështu është oferta e tyre “më jep votën t’ju jap lekë”, Ndoc Rrokun do t’ju japin. Humbje tjetër jete në pritje me fund të keq nuk ndodh, nuk ka ndodhur.

Ata janë provuar 1 herë, 2 herë, e ca kanë bërë në fund, i kanë lënë të gjithë rrugëve, pa shpresë. Deri dje në Belsh ca thoshit: Aman rrugën! Nuk thoshte njeri hajde bëjmë këtë që kemi bërë këtu, nuk thoshte njeri hajde bëjmë turizëm në Belsh. Sot patjetër që mendja është vënë në lëvizje për të kërkuar më shumë. Duhet kohë, duhet durim. Duhet karakter i fortë për të rezistuar. Prandaj në 25 prill është shumë e rëndësishme të kuptohet, nuk është votë për PS kundër PD, por për të vendosur në çfarë Shqipërie do të jetojmë, dhe si do jetë Shqipëria e 2030-ës. Mandati i tretë nuk është për mua personalisht, është si ajo fraza e bukur: As për mua as për ty por për gjithë Shqipëri”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura