Nxënësit e 9-vjeçares në filmin me skena seksi, Kreu i Arsimit të Sarandës: Na e referoi Ministria si orë edukative. MAS e mohon: Asnjë leje zyrtare

Mar 17, 2015 | 12:17
SHPËRNDAJE

Deklarata kontradiktore mes Ministrise se Arsimit dhe kreut te Zyrës së Arsimit në Sarandë, Astrit Llanaj, per dergimin e nxenesve te shkollave 9-vjecare te qytetit per te pare filimin e regjisorit Leonard Bombaj me skena dhune e seksi.

Skena nga filmi

Nderkohe qe kreu i zyres se Arsimit te Rrethit, Llanaj ka thene se filmi ishte referuar për t’u shfaqur nga Ministria e Arsimit, kjo e fundit permes nje deklarate zyrtare thote se nuk ka udhezuar nje gje te tille.

MAS

“Nisur nga lajmi i publikuar në media në lidhje me filmin “Pijanecët e ajrit të egër” të regjisorit Leonard Bombaj, i shfaqur për dy shkolla 9-vjeçare në Sarandë, ju bëjmë me dije se: Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka dhënë asnjë leje zyrtare për shfaqjen e këtij filmi. Ndërkohë, nga ana e MAS po verifikohet me hollësi e gjithë ngjarja”- thuhet ne deklaraten e ministrise. 

Nderkaq sipas burimeve zyrtare të saj, të pyetur për rastin e Sarandës, e vetmja alternativë që parashtrojnë për shkollat, janë orët e lira mësimore, në bazë të të cilave mësuesit mund të zgjedhin se si t’i menaxhojnë

Drejtori i Arsimit te Sarandes 
“Ishim rrethi i 17 që u përzgjodhëm për t’u shfaqur filmi. Erdhi në zyrë regjisori i filmit dhe, së bashku me të, shkuam nëpër shkollat e qytetit, ku u caktua koha për nxënësit se kur do të shkonin në film. Nxënësit nuk u larguan nga mësimi, ndërsa e ndoqën atë në orën e përcaktuar në programin e tyre të orës edukative. Ata janë shoqëruar në film edhe nga vetë mësuesit”, shprehet Llanaj. Sipas tij, në kinoteatër kanë shkuar nxënës të klasave nga e shtata e deri tek e nënta.

“Ishin adoleshentë që marrin edukatë seksuale në shkollë. Filmi ka qenë sipas referencave të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Unë nuk shkova në film, di që kanë shkuar adoleshentë, kanë shkuar me dëshirë, të organizuar dhe jo me dhunë. Ndoshta mund të ketë shkuar edhe ndonjë tjetër që nuk kishte moshën e duhur, por unë nuk do të bëja rojën për të parë se kush do të shkonte”, thotë shefi i Zyrës Arsimore. Ndonëse nuk e ka parë, Llanaj thotë se ka dijeni që filmi flet për një grup të rinjsh në udhëkryqet e tyre. Megjithatë, Llanaj jep dhe mundësinë për ta diskutuar këtë çështje.

“Nuk jam në mbrojtje të filmit, por ne mund të bëjmë edhe oponencë të tij duke e diskutuar atë me nxënësit”. Për kreun e Arsimit, reagimi i PD-së dega Sarandë është politik.
[portfolio_slideshow]

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura