“Nusja me shifon të zi”, fati tragjik i Musine Kokalarit në një film

Nov 9, 2018 | 14:13
SHPËRNDAJE

Ajo nuk e hodhi vellon e nusërisë. Fotografia në kornizë u bë ajo me shifon të zi.  Me pamjen e një gruaje në zi u ngulit në mendjen e shqiptarëve Musine Kokalari, shkrimtarja dhe opozitarja e parë femër në Shqipëri.

“Nusja me shifon të zi”, kështu e ka titulluar filmin dokumentar kushtuar Kokalarit, regjisori gjirokastrit Ilir Lluri. Dje, filmi pati një shfaqje në ambientet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Përmes këtij dokumentari rrëfehet jeta dhe ëndrra e lënë në mes e Musine Kokalarit, ndër të pakta vajza shqiptare të diplomuara jashtë vendit në vitet ’40; shkrimtare, publiciste e politikane.525444

Elementi dokumentar, fotografitë, dorëshkrimet, kujtimet e lëna nga vetë Musine Kokalari, ndërthuren me inskenime, për ta sjellë në mënyrë më lineare historinë e saj. Regjisori ka përzgjedhur një grup aktorësh amatorë për të sjellë figurën e Musinesë në faza të ndryshme të jetës së saj, që nga fëmijëria deri në fund të jetës së saj në Rrëshen, por edhe personazhe të tjerë që do të kryqëzoheshin me jetën e saj. Përveç rregullueses së nuseve, Kako Pinos, që ishte një grua me një personalitet të veçantë në Gjirokastër, pasi drejtonte ceremonialin e gatitjes së nuseve. Por vetëm Musine Kokalarin ajo nuk mundi ta stolisë.55888

VËLLEZËRIT

Fati tragjik i Musine Kokalarit dhe i familjes së saj lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me takimet fatale me Enver Hoxhën dhe bashkëshorten e tij të ardhshme, Nexhmije Xhuglini. Vëllezërit e saj kishin dhënë mësim apo kishin mësuar në të njëjtin Lice me Enver Hoxhës, përtej faktit që rridhnin nga i njëjti qytet e ishin rritur në të njëjtat kalldrëme, në Gjirokastër. “Dy vëllezërit e mëdhenj të Musinesë, Vesimin dhe Muntazin, Enver Hoxha i kishte pasur mësues në Liceun Francez të Korçës, ndërsa më të voglin, Hamitin, e kishte bashkëmoshatar, shok klase dhe të dy ishin pjesëtarë të grupit teatral të Liceut.4545

17 ditë para çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë u arrestuan dy nga vëllezërit e Musinesë, Vesimi dhe Muntazi. Askush nuk e mori vesh se ku i çuan. Ndrea Varfi, teksa kërkonte të dinte se ku ndodheshin ata, mori këtë përgjigje nga disa partizanë: I kemi përcjellë për në Brigadë. Vetëm pas 17 ditësh u mor vesh se kush ishte në të vërtetë brigada. Trupat e pushkatuar të dy vëllezërve Kokalari u gjetën në bodrumet e hotel ‘Bristol’, së bashku me 11 trupat e tjerë të qytetarëve tiranas. Vëllai i tretë i Musinesë, Hamiti, shoku i klasës së Enverit, i shpëtoi kësaj masakre, pasi ishte i sëmurë me tifo. Katër ditë pas arrestimit të vëllezërve, më 16 nëntor 1944, u arrestua edhe Musineja. Natën e parë e mbajtën në një shtëpi në Rrugën e Elbasanit, të nesërmen, ndaj të gdhirë e çuan në bodrumin e një shtëpie në rrugën ‘Bardhyl’. Disa orë më vonë u mor në pyetje”, rrëfen narratori në dokumentar.

NJOHJA ME NEXHMIJE XHUGLININ

Ndoshta për fatkeqësinë e saj, Musine Kokalari pati njohje edhe me Nexhmije Xhuglinin, përpara se ajo të bëhej “shoqja Hoxha”, në kohërat kur ishte nxënëse e Institutit femëror “Nana Mbretnesh”. Sipas kujtimeve të vetë Kokalarit, kjo e fundit e kishte ftuar Nexhmijen të bëhej pjesë e grupit socialdemokrat, por Nexhmija kishte refuzuar, duke i thënë se nuk ishte koha për ngritjen e partive të tjera. “Kur rashë në kontakt me Nexhmijen, i parashtrova që të hynim në Frontin Nacionalçlirimtar, jo si individë të veçantë, por si një grup demokratik, ose si një parti socialdemokrate, që përfaqësonte rrugën e mesme. Ajo nuk pranoi, duke thënë, se sot nuk është koha e themelimit të partive të tjera, por e organizimit të luftës kundër okupatorit. Ajo donte vetëm të komandonte”, kujton Kokalari.

Angazhimi i saj në politikën e kohës, vjen përmes kujtimeve të vetë Musinesë. “Pas mbledhje së Mukjes kam marrë pjesë në Ballin Kombëtar si socialdemokrate dhe kam qenë përgjegjëse e gazetës ‘Zëri i Lirisë’, në të cilën kam botuar artikuj që flisnin për çështjen e Kosovës, mbi bazën e Kartës së Atlantikut. Kriteri për të luftuar ishte jo qëllimi për të fituar disa klika, por për demokratizimin e vendit”, rrëfen ajo përmes kujtimeve në dorëshkrim. Plot 5 vjet pas themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, më 6 nëntor 1945, Musineja, në krye të 37 intelektualëve, krijoi të parin grupim opozitar antikomunist në Shqipëri, “Bashkimin Demokrat”.

Ky pozicionim do t’i kushtonte shtrenjtë Musinesë. E arrestuar, e marrë në pyetje, e dënuar, Kokalari nuk do të kishte mundësi të përcillte për në banesën e fundit të atin, Reshat Kokalarin. “Tek varroste të shoqin, e ëma e Musinesë do të thoshte: ‘Një varr e mbylla, një varr tjetër e kam të hapur’. 16 vitet e dënimit ajo i kaloi në burgun e Burrelit, në burgun e artizanatit dhe në burgun e vjetër të Tiranës. Për një vit atë e lanë në qeli në errësirë të plotë, natë e ditë. Përmes dëshmisë së 78- vjeçares Ollga Telo, e dënuar në moshën 19-vjeçare me 12 vjet burg për tentativë arratisjeje, vijnë disa momente nga jeta e Musinesë në burg”.

Me një shqipe të çalë, të cilën nuk e dinte asfare kur ishte 19 vjeç, Telo tregon njohjen me Musinenë. “Për 2-3 vjet nuk shikonim diell me sy. Atje e kam njohur Musinenë. Ajo atje ishte me politikanët, që ishin betuar kundër sistemit të Enver Hoxhës. Unë nuk dija fare shqip, nuk kuptoja asgjë dhe ajo më mësoi si të punoja, si të sillesha me burrin, si të sillesha me vjehrrën. Ishte shumë e edukuar. E doja shumë dhe i thithja të gjitha ato që thoshte ajo dhe i kam mbajtur si pasuri në zemër”, tregon Telo. Pas 16 vjetësh ajo u lirua dhe u internua në qytetin e Rrëshenit. Ishte viti 1961. Në Rrëshen, në një dhomë të vogël, mes ecejakeve në bibliotekën e qytetit dhe punës si fshesare, kaloi jetën Musine Kokalari, deri në fund, në gusht të vitit 1983.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura