Numri i viktimave nga COVID-19/ Reagon drejtori i Mjekësisë Ligjore: Prokuroria të vijë të hetojë. Varemi nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë

Nov 19, 2020 | 23:20
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se numri i viktimave të raportuara nga autoritetet nuk ishte i vërtetë ka reaguar drejtori i mjekësisë ligjore, Bledi Xhemali.

tirana-infektivi-karantine-9

Xhemali u shfaq i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë nëse kjo e fundit do të nisë hetimet, por ka sqaruar se morgu i Institutit të mjekësisë ligjore ka varësi të dyfishtë.

Ai ka treguar se morgu Institutit të mjekësisë ligjore varet nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha rastet e COVID-19 menaxhohen nga QSUT.

Xhemali: Morgu i Institutit të mjekësisë ligjore ka varësi të dyfishtë. Nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë. Pra të gjithë rastet e COVID menaxhohen nga QSUT, nuk kanë lidhje fare me rastet mjekoligjore, që bëjmë ne si ekspertë mjekoligjorë.

Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT. Ne e bëjmë një sqarim të plotë, të vijë edhe Prokuroria të hetojë.

LEXO EDHE:

“923 humbje jete deri në fund të tetorit”- Denoncimi i Bashës: Qeveria fshehu numrin e viktimave të COVID-19. Prokuoria të shkojë në morg dhe të nisë hetimet

“Po kryen vepër penale, po përhap panik” – Denoncoi fshehjen e numrit të vdekjeve, Basha: Metodat e diktaturës s’pinë ujë me mua! S’më ashtu…fare!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura