“923 humbje jete deri në fund të tetorit”- Denoncimi i Bashës: Qeveria fshehu numrin e viktimave të COVID-19. Prokuoria të shkojë në morg dhe të nisë hetimet

Nov 19, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në studion e emisionit “Opinion” ka denoncuar faktin se qeveria ka bërë politikë me personat që kanë humbur jetë nga COVID-19.

pjimage (24)

Basha thotë se deri në fund të tetorit referuar materialet që denoncuesi ka marrë në morg, raportohet të kenë ndërruar jetë 923 persona, ndërsa nga autoritetet shëndetësore e kanë raportuar 509.

Kryedemokrati i ka bërë thirrje Prokurorisë që të shkojë në morg të marrë evidencat dhe të nisë hetimet.

Basha: Ka ardhur një denoncim që është verifikuar sot dhe keni shifrën e vdekjeve të raportuara deri në fund të tetorit dhe ato të vërtetuara në morg.

509 është numri i të raportuarve dhe 923 të vërtetuara deri në fund të tetorit.

Fevziu: Si e vërtetuat që janë të vdekur nga COVID? Se ju nuk i keni bërë tampon të vdekurve?

Basha: Arsyeja është se qeveria ka bërë politikë me vdekjet. Nëse sot do kishin prokurori funksionale duhet të niste një hetim.

Këto janë lista zyrtare të morgut të QSUT-së dhe unë po i bëj një thirrje Prokurorisë.

Qeveria ka fshehur numrin e viktimave dhe kjo është e vërtetuar me emra të viktimave, që janë marrë nga lista e morgut.

Fevziu: Nëse ato janë zyrtare dhe Prokuroria nis një hetim, jeni i gatshëm të dëshmoni?

Basha: Po i bëj thirrje Prokurorisë të shkojë në morg dhe të marrë evidencat e plota që na kanë ardhur ne dhe të bëjë punën e saj.

denoncim nentor 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura