“Nuk mund të jap detaje, por jemi afër…Mezi pres ta them!”/Rama paralajmëron nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Ja kur përmbyllet procesi për “bluzat e bardha”

Feb 23, 2021 | 11:32
SHPËRNDAJE

Në daljen e sotme për media kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në Shqipëri, por pa zbuluar shumë detaje.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se brenda javës së dytë të marsit përfundon marrja e vaksinës nga bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë.

“Ashtu siç do të përmbyllim brenda javës së dytë të marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha në Shqipëri ashtu do të përmbyllim shumë shpejt vaksinimin masiv. Është vetëm çështje kohe e shkurtër jo e gjatë. Nuk mund të jap shumë detaje por jemi shumë afër. Më vjen keq që nuk po them fjalën e fundit por mezi po pres ta them fjalën e fundit”, tha Rama.

Duke folur mbi Izraelin dhe Britaninë e Madhe, dy vende që kryesojnë “garën e vaksinimit” Edi Rama tha: “Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si asnjë vend tjetër gjithçka që i duhet për të vaksinuar popullin e vet dhe Britania e Madhe është vendi ku edhe lindi njëra nga vaksinat dhe pati avantazhin e një fillimi intensiv të vaksinimit. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë vetë dhe hapje përfundimtare në qershor. Ky është moment triumfi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura