“Nuk ka asnjë metër katror jashtë lejes”- Avokati i Vangjush Dakos: Është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Nuk ka probleme shëndetësore, vetëm stres…

Jun 6, 2023 | 22:01
SHPËRNDAJE

Avokati i ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili ka deklaruar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me drejtësinë.

Pyetur nga gazetarët nëse Dako ka shfaqur probleme shëndetësore, avokati tha se ai është në gjendje të mirë.

“Mund të jetë zbardhur me dy vjet vonesë por ku nuk do të thotë që pallati është pa leje. Nuk besoj të ketë asnjë metër katror jashtë lejes së ndërtimit të dhënë nga bashkia.

Nuk mund të jap deklarime të hollësishme. Klienti im është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë. Nuk ka pasur probleme. Natyrisht pjesa emocionale, stresi e këto janë. Nuk ka pasur probleme shëndetësore”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura