“Nuk jam çun burgu unë”- Bled Mane zbulon njohjen me Qetsorin në qeli: Qëndronte te bodrumi, aty ku izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave

Mar 22, 2023 | 8:41
SHPËRNDAJE

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për 3 eksperiencat e tij me burgun.

qetsor ferunaj bled mane1

Gazetari ka qenë tre herë i arrestuar, por më shumë se një faj, ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Por, doli Bledi Mane dhe hyri Qetsori. Edhe ky i fundit ka pasur një histori me qelitë e errëta. Por, ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qejf historinë e tij të arrestimi.

“Nuk jam çun burgu unë”, është shprehur ai. Por, për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai a treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja te biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, janë fjalët e Bledi Manes.

Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura