“Nuk iu është dhënë shërbim”- Vdiq në maternitet disa ditë pas lindjes, flasin familjarët e 30-vjeçares: Kishte dhimbje të forta, kur i doli efekti i gjilpërës na tha se…

Feb 1, 2023 | 13:53
SHPËRNDAJE

Familjarët e 30-vjeçares që humbi jetën disa ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, kanë akuzuar mjekët për neglizhencë.

materinteti koco gliozheni

Kunata e të ndjerës është shprehur se 30-vjeçares nuk iu është bërë asnjë shërbim dhe pasi i ka dalë efekti i gjilpërës pas lindjes ka pasur dhimbje të forta.

“Nuk ju është bërë shërbim. Ka shkuar në spital në 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara. Ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh.

Faji është i doktorit, i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë te operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta, njërën këmbë nuk e ndiente”, tha ajo jashtë kamerave, raporton gazetari i Panorama TV.

Mimoza Veizaj, nga Ballshi, jetonte me qira ne Tiranë prej 3 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj.

Lexoni edhe: Vdekja e 30-vjeçares disa ditë pas lindjes, materniteti “Koco Gliozheni”: U rikthye në spital me dobësi trupore, u shtrua në terapi intensive por gjendja u rëndua shpejt

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura