“Nuk është çështje ditësh”, Majko me mesazh të fortë: Mos dil, mos lëviz. Kjo që po ndodh është…

Mar 14, 2020 | 12:34
SHPËRNDAJE

“Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore”. Keshtu shkruan sot ministi i Shtetit per Diasporen, Pandeli Majko, teksa ben apel per shqiptaret qe te zbatojne rregullat e vendosura, per te mbrojtur veten dhe familjaret e tyre.

majko

Majko keshillon shqiptaret te fillojne të mendojne për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

“MOS U “LODHNI” NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”!, shkruan ai.

Postimi i Majkos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!

Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.

KJO SITUATE NUK ESHTE CESHTJE DITESH!

Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

MOS U “LODHNI” NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”!

? Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja DHE KOMUNIKIMI rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!

✅ Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë‼
⭕ MOS DIL E MOS LËVIZ! As me kembe, as me biciklete,, as me makine, as me motor, as me urban, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare‼ (Për Leje: [email protected])

⭕ UL NE ZERO FREKUENTIMIN e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale‼
✅ LEJOHET të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër‼
✅ TRAJTO ME PËRGJEGJSHMËRI çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

✅ Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja FATALE‼

Lufta ndaj Covid-19 ☎ 127‼Për nevoja reale, urgjenca, policia☎ 112‼

KJO DO TE JETE NJE BETEJE QE ZGJAT! AJO FILLON NGA VETJA!

DURIM DHE KURAJO!vir

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura