“Nuk e di si do kishte qenë e ardhmja ime pa të”- Einxhel Shkira tregon personin që i ndryshoi jetën: Kam qarë me ditë të tëra kur …

Jul 2, 2020 | 11:04
SHPËRNDAJE

Enxhel Shkira është një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Ajo është një nga moderatoret më të njohura të sportit dhe është në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj.

Dhe moderatorja në një postim së fundmi ka treguar idhullin e saj të parë dhe të fundit në ekran që e inspiroi dhe e bëri të kuptonte se çfarë dëshironte të bënte në jetë.

Bëhet fjalë për Ambra Angiolini e cila është një aktore, këngëtare dhe moderatore e njohur italiane.

Në periudhën kur u bë idhull për Einxhel, Ambra ishte adoleshente dhe prezantonte “Non e la Rai”.

 “Ambra, idhulli im i parë dhe i fundit në ekran. Kur e pashë për herë të parë isha shumë e vogël, por e kuptova se kush dua të jem dhe çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Që nga ajo ditë doja të isha si Ambra, jo të imitoja atë, por të inspiroja njerëz dhe vajza të tjera të ëndërrojnë, që ashtu si unë një njeri i vetëm bëri që sot të jem këtu ku jam, të bëj këtë që bëj e të jem kjo që jam,”- shkroi Einxhel në një postim.

Ajo u shpreh se kur u mbyll emisioni ka qarë për shumë ditë dhe se nuk e di sesi do ishte e ardhmja e saj nëse Ambra s’do kishte ekzistuar.

“Kur u mbyll emisioni kam qarë më ditë të tëra. Ajo është vajza që më kujton ditë të tëra ëndrrash e planesh që thurja për të ardhmen time. S’do si do kishte qenë e ardhja ime nëse Ambra s’do kishte ekzistuar,”- shtoi Einxhel.

 

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura