“Nuk besoj të bëhet ligji i sportit”, Duka: Do negocioj me Rejan, por ka ardhur koha për një shqiptar

Nov 19, 2019 | 12:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, komentoi atmosferën dhe situatën e Kombëtares. I ftuar në studion e emisionit “Pressing” në “ABC News”, ai foli për të ardhmen e trajnerit Reja, shanset për miratimin e ligjit të sportit dhe masën e klubeve që mund të shkojnë deri në bojkot.

bandicam 2019-11-18 22-04-41-751

STADIUMI I RI – “Jam i kënaqur që e arritëm stadiumin. Vepra do t’u shërbejë të gjithëve. Do të ishte më mirë të merrnim edhe rezultat”.

EDICIONI – “Kishte momente të mira, angazhim maksimal, por kishte edhe momente jo të mira. Dy ndeshjet e fundit ishte mungesë përqendrimi për skuadrën. Dhe ndaj Francës në pjesën e parë, ekipi nuk ishte shumë agresiv, ishte disi i plogësht. Sikurse pati edhe dy ndeshje shumë të mira në Turqi dhe Moldavi. Ndonjëherë, trajneri mendon se ka vënë më të mirët në fushë, por pas ndeshjes mund edhe të ketë gabuar”.

VENDI I KATËRT – “Nëse do të ishte më lart, do të ishte më mirë, por nuk e quaj dështim të jesh pas Francës, Turqisë dhe Islandës”.

bandicam 2019-11-18 22-21-19-278

KONTRATA E REJAS – “Në fakt, nuk i kam lexuar deklaratat e Rejës, nuk kam biseduar as sot (dje) me të. Para ndeshjeve, e kam thënë se asgjë nuk është perfekte. Nuk mund ta kërkojmë as te Reja. Nëse bëjmë bilancin e asaj kohe që ka punuar, peshorja është pozitivisht.

Nuk dua të ngurroj të them se në dy paraqitjet e fundit, ka përgjegjësi edhe trajneri. Me aq eksperiencë sa ka, nuk duhet të na lejonte ta nënvlerësonim Andorrën. Duhet ta motivonte ndryshe ekipin. Kjo nuk e çon peshoren në anën negative, por qëndroj te mendimi pozitiv, para dy ndeshjeve. Do të ulem për të diskutuar të ardhmen me të. Patjetër që kam lëkundjet e mia në momente emocionale.

Kur mbaron ndeshja pas një rezultati negativ, shkarkon jo vetëm Rejan, por çdokënd që ke përpara. E mira është që në ato momente të ftohesh, të shkosh në shtëpi dhe të gjykosh më pas me ftohtësi. Humbja me Francën nuk ka të njëjtën peshë me barazimin me Andorrën. Duke pasur parasysh mbështetjen në stadiumin e ri, mendova ndonjë rezultat pozitiv, por nuk ndodhi ashtu.  të vuajnë klubet, nëse nuk ndryshon hapësira ligjore”, ka deklaruar ndër të tjera Armand Duka.

armand duka

Unë, përveçse jam tifoz, kam edhe përgjegjësinë e drejtimit të federatës. Gri bëhet çdo tifoz pas një rezultati negativ. Tek unë, ai zhgënjim është dopio dhe bëhem dopiogri. Ata që e ndiejnë futbollin janë në të njëjtën situatë. Nuk vendos, sepse deri dje kemi qenë një palë. Tani jemi dy palë, pasi atij i ka mbaruar kontrata. Do të ulemi të diskutojmë për një kontratë të re, kontratë pozitive. Peshorja është pozitive dhe do t’i propozojmë të vazhdojmë. Shpresoj të jetë lajm ky”, ka deklaruar Duka në emisionin sportiv “Pressing”.

RASTET DISIPLINORE – Xhaka, Grezda, Kaçe – “Nuk kemi pse ndërhyjmë në momente të tilla. Do ta marrësh njëherë atë vendim, kur merr trajnerin. Nëse do të hysh në punën e trajnerit, nuk vlerëson punën e tij. Duhet t’i marrë vetë vendimet. Nëse ne marrim pjesë në zgjedhjen e lojtarëve apo të formacionit dhe ndërrimeve, kjo nuk të lejon të gjykosh mbi të në fund apo mbi stafin. Jo Reja që është ekspert, por çdo trajner i konsulton me stafin teknik dhe nuk ka pse i konsulton me stafin e federatës. Ky është rregull që duhet të ndiqet edhe nëpër klube, për sa kohë nuk kanë përgatitjen e tillë. Ne nuk duhet të humbim asnjë lojtar, por duhet të fitojmë skuadër”.

TRAJNER SHQIPTAR – “Sipas meje, është koha që një trajner të jetë shqiptar në krye të Kombëtares, por nuk i heq mundësinë asnjë kombësie tjetër. Kemi trajnerë shqiptarë të përgatitur, por teksa kemi filluar këtë projekt, nuk është profesionale ta ndërpresësh. Është më mirë që të jetë më i brendshëm dhe ta njohë më mirë ekipin. Në afatshkurtër është e vështirë të marrësh rezultat. Edhe De Biazit iu desh kohë të marrë rezultat, të njohë mentalitetin, ekipin. Ky është koncepti im për trajnerët”.

LIGJI PËR SPORTIN – “Deri tani nuk ka asnjë produkt. Madje, nuk besoj se do të bëhet më. Asnjë qeveri, as kjo, nuk jep asgjë nga buxheti për futbollin. Vullneti i kryeministrit ka qenë pozitiv, por, me sa duket, në nivel ekspertësh ka ngecur. Mbase, në një të ardhme, mund të shkojë edhe në bojkot të klubeve. Ama fakt është që në këtë situatë, do të vuajnë klubet, nëse nuk ndryshon hapësira ligjore”, ka deklaruar ndër të tjera Armand Duka.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura