Abortet e vajzave 16-vjeçare pa lejen e prindërve, gjinekologia për Panorama TV: Do refuzoja të merrja përsipër raste të tilla, adoleshentet mendojnë dhe…

Apr 26, 2024 | 16:04
SHPËRNDAJE

E ftuar në studion e Panorama TV, gjinekologia Xhensila Omeri foli për projektligjin e nënave surrogate ku tha se duhen ligji që të funksionojë si rregullator dhe që t’u shërbejë çifteve infertile.

mjekja

“Patjetër duhen ligje sepse kanë kaluar shumë vite nga ligji i fundit. Fertilizimi invitro është bërë zgjidhje për shumë çifte infertile. Infertiliteti është në rritje. Duhet ligji si rregullator.

Nevoja për një nënë surrogate hyn në lojë kur kemi një grua, ku për arsye shëndetësore, nuk bën dot fëmijë.

Spitalet dhe klinikat private kanë  sallë operatore ku arrin të përfundojë lindje.

Ajo grua që pranon të bëjë nënën surrogate, do të ketë ndryshime hormonale e probleme”, tha ajo.

Mjekja foli dhe për abortin e vajzave të mitura pa lejen e prindërve, duke thënë se vetë nuk do ta merrte përsipër një rast të tillë.

Duke qenë se ato janë adoleshente, mund të kenë luhatje të shumta psikologjike dhe çojnë ndërmend dhe vetëvrasjen, tha ajo, duke shtuar se nevojitet patjetër ndihma e psikologut.

“Shtatzëni te vajzat e mitura ka sepse marrëdhënia seksuale fillon që 14 vjeç dhe kur marrëdhënia është pa informacion.

Aborti është traumë fizike, psikologjikë dhe hormonale për çdo grua. Unë nuk do ta merrja përsipër një paciente 16-vjeçare pa praninë e prindit, do ta refuzoja.

Te 16-vjeçaret flasim për adoleshentë dhe nuk ia dimë mendjen, ka dhe tentativë për vetëvrasje sepse gjendja psikologjike do të jetë e luhatur. Psikologu hyn shumë në punë në këto raste”, tha Omeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura