Non grata nga SHBA/ Reagon Nikolla Gruevski: George Soros grumbulloi fonde për të rrëzuar qeverinë time! Nuk ka asnjë pronë në Amerikë, por…

Apr 11, 2022 | 21:37
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka reaguar pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

gruevski-640

Gruevski shprehet se akuzat për të cilat ai është vendosur në listë janë të pasakta dhe sipas tij vjen për shkak të sulmeve të George Soros.

Ai shton se ka punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare.

Deklarata e plotë e Nikolla Gruevski

Ajo që u publikua sot është folur prej kohësh. Zyrtarët e lartë në Maqedoni nuk e fshihnin në qarqe joformale se kishin vite që lobonin që të ndodhte kjo gjë.

Përpjekjet e mia shumëvjeçare për ta zgjidhur çështjen e emrit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që u zgjidh përfundimisht, vendimet që lidhen me krizën e emigrantëve dhe mbylljen e korridorit ballkanik në vitin 2016 dhe disa vendime të tjera për të mbrojtur shtetin dhe interesat e Maqedonisë kanë acaruar disa vende dhe kanë tërhequr shumë kundërshtarë, si George Soros, i cili bëri shumë përpjekje dhe grumbulloi fonde për të rrëzuar qeverinë që unë drejtova.

Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u shpall sot dhe ndër të tjera më referohet mua. Akuzat për të cilat unë jam në listë janë informacione të pasakta dhe kryesisht rrjedhin nga përndjekja e gjatë politike kundër meje në Maqedoni.

Nga ky aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në SHBA, ndjej një padrejtësi të madhe, sepse kam punuar me shumë ndershmëri dhe me shumë përgjegjësi, duke luftuar për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe jam përpjekur me aq sa kam mundur të mos i rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Unë kurrë nuk kam punuar për përfitime personale financiare apo materiale.

Unë do të vazhdoj të luftoj për të vërtetuar të vërtetën.

Unë do të vazhdoj të luftoj për Maqedoninë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura