Njëlloj si legjenda Liedholm, Pioli synon konfirmimin me… rekorde

Mar 28, 2024 | 16:47
SHPËRNDAJE

Stefano Pioli të shtunën në Firence mund t’i bashkohet Nils Liedholm në 128 fitore në stolin e Milanit në të gjitha turnetë. Nuk është një arritje dosido: Liedholm është një legjendë e Milanit, ai fitoi titullin e dhjetë si trajner dhe katër kampionate si futbollist. Suedezi shënoi një epokë, filloi me kuqezinjtë në periudhën e pasluftës dhe arriti deri në vitet e Berluskonit. Për Piolin, arritja e tij është një nder.

pioli

ANALOGJI DHE JO – Pikat e kontaktit, aty-këtu, dalin në pah. Firence, ndërkohë, nuk është një qytet i rastësishëm. Pioli drejtoi Fiorentinën dhe atje hodhi themelet e epokës së tij moderne, shumë nga idetë e tij bashkëkohore lindën në djepin e Rilindjes italiane, ndërsa Liedholm ishte në stolin vjollcë për dy sezone, duke përfunduar gjithashtu i katërti. Pastaj pasioni për futbollin sulmues e argëtues. E fundit, por jo më e rëndësishmja, aftësia për të nisur apo rifilluar karrierën e shumë futbollistëve të rinj.

Pioli e bëri në Milano me Tonalin, Leaon, Hernandezin por Liedholm nuk mposhtet pasi la trashëgimi emra si Betega, Antonjoni, Bruno Konti, Franko Barezi, Paolo Maldini dhe Ançelotti, i cili tani dhe gjithmonë mbetet trashëgimtari i tij i drejtpërdrejtë. Ah, Ançeloti që është ende shumë larg në atë listë të fitoreve në stolin e Milanit, në 238.

DY DERBE – Fiorentina-Milan nuk do të jetë thjesht një ndeshje si gjithë të tjerat për Stefano Piolin. Firence do të jetë përgjithmonë kujtimi i Davide Astori, e shkuara që i rikthehet shpesh në mendje. Në fushë, mund të jetë britma e fundit në garën për Championsin 2024-25, më e pasur se kurrë me miliona. Milani ka 11 pikë avantazh kundër Romës së vendit të pestë dhe 15 ndaj Atalantës së vendit të gjashtë, të cilët gjithashtu kanë një ndeshje për të rikuperuar. Le të themi distancë sigurie.

Për këtë arsye, fitorja në Firence do të mundësonte kalimin e një Pashkë të qetë dhe me fokus mbi Ligën e Europës, e cila do të na pushtojë mendimet e Piolit që nga data 11 prill. Nuk është mister që pranvera e trajnerit të Milanit sillet rreth dy derbeve. Ai me Interin më 22 Prill, për krenari. Ai me Romën në Europë (11 dhe 18 prill), për t’i dhënë kuptim një sezoni me uljengritje dhe ende në ndjekje të Liedholmit. Në fakt, në renditjen e paraqitjeve për kuqezinjtë, legjenda suedeze është shumë larg. Pioli do t’i bashkohej me një sezon tjetër në stol… dhe një sezon tjetër duhet merituar. E mundur? Po ka gjasë! Jeta befason në një kuptim apo në një tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura