Një yll i Realit kërkoi të mos gjuante, Davide Ançeloti zbulon sekretet e penalltive ndaj Mançester Sitit: Rydiger është lojtar me b*le

Apr 18, 2024 | 17:37
SHPËRNDAJE

Stafi i Real Madrid nuk ka një Ançeloti, por dy, pasi përkrah Karlos, qëndron si asistent i parë djali i tij, Davide. Dhe ky i fundit luan një rol shumë të rëndësishëm në punë që po bëjnë madrilenët në këtë sezon. Këtë e treguan edhe fjalët e tij pas fitores në Ligën e Kampioneve ndaj Mançester Sitit ku ishe pikërisht Davide ai i cili shpjegoi se kishte qenë ai që kishte zgjedhur gjuajtësit nga pika e bardhë, sigurisht me miratimin e të atit.

 

sadfsadsadasd

“Katër apo pesë minuta para se të mbarojë ndeshja, unë filloj e përgatit listën, filloj të mendoj. Arsyet pse ata emra? Xhud është një që gjuan, Lukas është një gjuajtës i mirë. Naço është një lojtar me eksperiencë dhe personalitet. Edhe në stërvitje e kemi parë që zgjedh gjithmonë të gjuajë në krah. Antonio gjithashtu është një lojtar me b*le”, tha Davide para mediave ku saktësoi se Fede Valverde, i përfshirë në pesëshe, i kishte kërkuar të mos gjuante pasi “ishte i lodhur”.

“Babai im është gjithmonë i qetë. Fola me të kur po mbaronte ndeshja. Shkrova pesë lojtarët dhe u konsultova me të. Falë ndihmës së Kepa dhe Jopis (përgatitësi i portierëve), ndihmuan shumë… Dhe vendimet e lojtarëve u ndryshuan për dy prej tyre. Kështu e bëjmë ne, jemi ne që vendosim. Nëse një lojtar të thotë që është i lodhur, e ndërrojmë. Por kështu i bëjmë gjërat, ideja vjen nga stafi teknik. Vuhet më shumë duke parë nga televizori”, tha ai duke qeshur pas përfundimit të sfidës, teksa shpjegonte punë që ishte bërë për të përzgjedhur lojtarët që gjuanin nga pika e bardhë dhe të cilët dekretuan kualifikimin e Real Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura