Ndalimi i aborteve pas gjashtë javëve shtatzëni në Florida, deputeti i PD: Rilindja në Shqipëri kërkon ta zgjasë nga 12 në 14 javë! Stimulon asgjësimin e popullsisë

May 1, 2024 | 16:41
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me ligjin për abortin në SHBA, që e ndalon atë pas javës së 6 të shtatzënisë.

shtatzani

Në Shqipëri thotë deputeti demokrat, Rilindja kërkon ta zgjasë nga 12 ne 14 jave, duke stimuluar kështu vrasjen e qenieve njerëzore.

Shehu thotë se në vend që Qeveria jone të ndërtojë politika nataliste, stimulon asgjësimin e popullsisë.

Reagimi i deputetit të PD

Aborti, Florida-ShBA, ul mundësinë ne 6 jave gravidance.

Ne mbrojtje te Jetës kjo!

Ndërsa Rilindja kërkon ta zgjasë nga 12 ne 14 jave.

Duke stimuluar kështu vrasjen e qenieve njerëzore, tashme te formuara.

Florida eshte nga shtetet me liberale e aspak konservatore te ShBA.

Por ajo merr nje vendim te tille ne mbrojtje te Jetes ne perputhje me vendimin e Gjykates Supreme te ShBA qe rrezoi sentencen pro abort, Roe vs Ëade.

Ndërsa Qeveria jone ne vend qe te ndërtojë politika nataliste, ne nje vend si Shqipëria qe po shkretohet, stimulon asgjësimin e popullsisë.

Krim e turp ky qe kërkon nje përgjigje te forte, direkte e aktive te qytetareve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura