Ky është momenti kur Agzan Mernica, i cili dyshohet se qëlloi me plumb në kokë efektivin Novruz Cenalia u vetëdorëzua në polici.
23-vjeçari shoqërohet nga familjarët e tij teksa futet brenda në automjet tek vendi i pasagjerit në pjesën e pasme të makinës.
“Azgan vdeksha unë.. Hajt rrugë e mbarë! Zoti para ”, dëgjohet duke thënë një grua.
“Ik dorëzojeni”, dëgjohet një zë tjetër në sfond. Më pas tre prej të afërmve të tij e shoqërojnë me makinë drejt policisë.
Azgan alias Asllan Mernica u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj), dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të policisë me familjarët e autorit.
“Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier”, njoftoi policia.
Njoftimi:
Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.
Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.
Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar.
Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.
LEXO EDHE:
Vrau policin në Fier, vetëdorëzohet pas dy ditësh kërkime autori i krimit, Azgan Mërnica
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al