Një shqiptare për Gjermaninë në Eurovizion

Feb 26, 2015 | 12:02
SHPËRNDAJE


Ajo është një shqiptare 17-vjeçare dhe mund të jetë emri që do të përfaqësojë Gjermaninë në Festivalin Europian të Këngës. Sendi Hoxha po konkurron për në finalen e përzgjedhjes së përfaqësuesit të Gjermanisë në Eurovizion. Një fanse e Alban Skënderajt, Sendi, është mjaft e talentuar, pavarësisht pjesëmarrjes ose jo në Eurovizion dhe duket se do të ketë të ardhme në muzikë. Janë shtatë artistë dhe këngë që konkurrojnë në finale për përfaqësimin gjerman në Eurovizion. Këtij numri i shtohet edhe një konkurrues i tetë, i cili përzgjidhet në një tjetër program të titulluar “Kënga jonë për Austrinë”, ku konkurron edhe Sendi Hoxha. Konkurruesit në këtë program janë përzgjedhur nga talentet e reja, që kanë dorëzuar krijimet e tyre online dhe fituesi prej tyre, i njohur me emrin “Wild Card”, do të konkurrojë në finalen gjermane për Eurovizion-in. Përzgjedhja e “Wild Card” do të transmetohet “live” në Eurovision.tv. Sendi është e nënta në radhën e interpretuesve. Nëntë konkurruesit u përzgjodhën prej 1270 videove të prezantuara dhe kënga me të cilën Sendi prezantohet titullohet “Battlefield”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura