“Një paralajmërim”, kush fshihet pas “anonimit” që shkuajti librin kritik për presidentin? Trump: Unë e di kush është, por…

| 8:02
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai e di se kush është zyrtari i administratës i paraqitur si anonim që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.trump

I pyetur për autorin, të cilit në Uashington i referohen si “anonimi”, Presidenti Trump u tha gazetarëve jashtë avionit Air Force One: “Unë e di kush është. Nuk mund t’jua them emrin, por e di kush është”.

Identiteti i anonimit mbetet i panjohur për publikun. Në shtator 2018, ai botoi një opinion në gazetën New York Times, dhe në vitin 2019 publikoi librin e quajtur “A Warning”. (Një paralajmërim).

Presidenti Trump, i cili vazhdimisht e kritikon median amerikane, bëri thirrje për një hetim nga Departamenti i Drejtësisë për gazetën New York Times dhe tha se po mendonte të merrte masa kundër gazetës pas botimit të opinionit.

Disa zyrtarë të njohur të administratës Trump, duke përfshirë sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin e mbrojtjes në atë kohë Jim Mattis, kanë mohuar se janë “anonimi”.

Autori anonim shkruante se përpjekja e një rrethi të ngushtë zyrtarësh për ta hequr zotin Trump nga presidenca u hodh poshtë për të shmangur një krizë kushtetuese.

Megjithëse libri ishte në serinë e më shiturve për javë të tëra, kritikët e quajtën autorin oportunist dhe njeri pa kurajon për të dalë hapur. / VOA

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.