“Një ikonë e luftës për liri”- Arben Imami përkujton Azem Hajdarin, thirrje të rinjve: Nëse nuk guxoni ju për ndryshimin, kush do guxojë

Sep 12, 2022 | 19:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të hënë një bashkëbisedim me studentë të dhjetorit ’90, por dhe me të rinj në lidhje me figurën dhe misionin e Azem Hajdarit.

I pranishëm në takim, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se figura e Azem Hajdarit është e patjetërueshme në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, Azem Hajdari simbolizon një ikonë të rinisë shqiptare që lufton për liri.

Ndaj dhe Imami ftoi të rinjtë e sotëm që të guxojnë dhe të bëjnë ndryshimin e qeverisjes së vendit.

“A është konsumuar episodi i fundit? Episodi i fundit është i pakonsumueshëm. Pse jemi sot këtu dhe pse vijmë sot këtu?

Të kthehesh aty ku është themeluar diçka, mendoj se aty mund të gjejmë vlerat themelore mbi të cilën është ngritur ajo ngrehinë. Për Partinë Demokratike dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për këtë parti këtu është vendi i rikthimit te vlerat dhe kur shohim këtë vend historik dhe këtë moment historic, patjetër që vjen ndërmen Azem Hajdari.

Nuk mund ta ndajmë veprën nga njeriu. Vendi i Azem Hajdarit në histori është i patjetërsueshëm.

Republika romake sa shumë i kthehej kultit publik të qytetit aq më e fortë ishte. Roma ra kur harroi traditën e saj republikane romake. Kjo ndodhë me këdo që harron etërit e tij. Azem Hajdari është një ikonë e rinës shqiptare që lufton për liri. Nëse nuk guxojnë të rinjtë kush do guxojë. Brezi i Azemit, i Mozës, i Benit, i Myslimit e ka kryer detyrën e ka realizuar misionin historik. Këta të rinj arritën ta ndryshojnë historinë. Janë të vërteta të gjitha ato që tha rudina, është e shkruar e zeza në të bardhë ajo që ka shkruar Marksi dhe Englesi, ata ishin për zhdukjen e familjes kombit dhe shtetit, moralit dhe fesë.

Nuk është konsumuar ende episodi i fundit, pasi lufta ndaj këture vlerave do të jetë e përhershme”, tha Imami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura