Edi Rama ulet në vendin e kapitenit: Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”. Ja pamjet nga stërvitja në ujërat shqiptare

Jan 14, 2022 | 17:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

Kjo e fundit po kryen stërvitje në ujërat e Shqipërisë, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

Në fotot e publikuara kreu i qeverisë shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes.

Mesazhi i Ramës 

Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura